Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Si anglezët tentuan të shesin jugun e Shqipërisë! Flet Pëllumb Xhufi

Si anglezët tentuan të shesin jugun e Shqipërisë! Flet

Anglezët tentuan të shesin jugun e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Kështu tha historiani, Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni, në gjiret e të cilit u fshehën misionet angleze dhe amerikane. Mit’hat Frashëri la shënime, tregon Xhufi për gazetarin Dritan Hila, se e dinte mirë planin e Çurçillit për të copëtuar Shqipërinë. Kjo ishte edhe arsyeja sipas historianit, se përse Enver Hoxha i urrente anglezët.

“Lufta e Dytë Botërore qe një luftë për ekzistencë. Gjë që e shpallën edhe amerikanët në Marrëveshjen e Atlantikut, që kjo është një luftë për jetë a vdekje. Balli Kombëtar ndoqi rrugën e Luftës së Parë Botërore dhe disa shkuan me austriakët në Shkodër, disa me francezët në Korçë, disa me italianët në Vlorë. Kështu u nda elita politike në Luftën e Parë Botërore. Shqipëria nuk i ndje fare në Luftën e Parë Botërore dhe rrezikoi përsëri të copëtohej në Konferencën e Paqes në 1919-ën.

E trajtonin Shqipërinë si një plaçkë sepse nuk kishte rol, nuk ishte subjekt i luftës. Kjo nuk mund të ndodhte në Luftën e Dytë Botërorë, e cila ishte një luftë për jetë a vdekje. Hitleri e shpalli hapur që kombe të tëra donte t’i shfaroste. Amerikanët nuk e pranonin logjikën e Ballit Kombëtar për të bashkëpunuar me gjermanët për të shfarosur komunistët. Anglezët pak. Anglezët zbarkuan në Itali pas Luftës së Parë Botërore për të ruajtur Evropën nga vala e komunizmit që do vinte nga Bashkimi Sovjetik. Amerikanet ishin për të hapur frontin e dytë që i kishin premtuar Stalinit në Normandie. Kurse Çurçilli si dhelpër e vjetër që ishte, i dha rëndësi Greqisë. Projekti i Çurçillit në Luftën e Parë Botërore ishte që të Anglia të zinte Mesdheun. E kishte marrë premtim nga Eleuthérios Venizélos që do i jepte Qipron dhe Vorio-Epirin. Kjo ishte politika angleze deri në Luftën e Dytë Botërore. Këtu ishte kontradikta e fronit nacional-çlirimtar, por edhe vetë Mit’hat Frashëri, la shënime, se e dinte shumë mirë që anglezët do e shisnin jugun e Shqipërisë mbas luftës. E dinte edhe Enver Hoxha këtë histori prandaj mbante raporte të egra me Anglinë, nuk i donte fare. Ndërsa Amerikën e toleronte.”, tha historiani Pëllumb Xhufi nga Karaburuni./K.C/dritare.net