Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Historia e aktorit të Hollivudit që u fsheh në Karaburun!

Historia e aktorit të Hollivudit që u fsheh në Karaburun!

Sot ishim në Karaburun, jo vetëm për të treguar çfarë parajse që kemi ne në Shqipëri, por edhe historinë që fshihet në gjiret tona më të bukura. Gazetari Dritan Hila ishte me historianin Pëllumb Xhufi në Gjirin e Inglezit (Gjirin e Anglezëve), ku treguan se përse ky gji mori këtë emër, edhe çfarë ndodhi me misionin anglez dhe amerikan pas Luftës së Parë Botërore në gjiret e Karaburunit.

Historia e aktorit të Hollivudit që u fsheh në Karaburun!

Xhufi tregoi historinë e radistit anglez, që ishte një personazh shumë simpatik, majori Antoni Quayle, i cili ishte aktor në jetën civile në Britani të Madhe.

“Ky gji në Karaburun paraqiti interes për anglezët dhe amerikanët në kohën kur ata zbarkuan në Sicili dhe nga Sicilia zunë Italinë e Jugut. Bazat e aleatëve që i kishin në Kajro, kaloi në Bari të Italisë, ku u vendosën dhe seksionet e zbulimit amerikan dhe anglez. Flas për në korrik të 1943-shit. Shumë nga ata që desantuan në këtë vend, ishin civilë jo ushtarakë. Te Gjiri i Anglezëve u vendos një mision me anglezët dhe pak më poshtë një mision me amerikanët, të cilët koordinoheshin me njëri-tjetrin, edhe pse kishin plane operacionale të veçanta. Ishin grupe me nga 4-5 vetë, nuk mungonte kurrë radisti.

Historia e aktorit të Hollivudit që u fsheh në Karaburun!

Te misioni amerikan ishte një Spiro Ruçi nga Dhërmiu, që ishte qytetar amerikan. Kurse te anglezët ishte një nga personazh shumë simpatik, majori Antoni Quayle, i cili ishte aktor në jetën civile në Britani të Madhe. Majori pati një raport të mirë edhe me popullsinë, sepse shkonte vetë në Dukat, në Vuno, në Vranishtë dhe Kuç. Anglezët kishin një qasje koloniale ndaj popujve te huaj. E thonë edhe raportet. Ata edhe me amerikanët nuk shkonin shumë mirë. Me përjashtim të Quayle që ishte tip solar, i cili kishte raporte të mira me shefin e misionit amerikan.”, tregon historiani Pëllumb Xhufi./K.C/dritare.net