Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Çfarë kërkonin anglezët dhe amerikanët në Karaburun, në 1943-shin! Flet profesor Xhufi!

Çfarë kërkonin anglezët dhe amerikanët në

Një mision anglez dhe një mision amerikan u vendosën në Karaburun në vjeshtën e 1943-shit, pak kohë pasi gjermanët kishin hyrë në territorin e Shqipërisë në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Historiani Pëllumb Xhufi, nga Karaburuni tregon për gazetarin Dritan Hila se misionet kishin dy detyra se përse u vendosën në gadishull, si dhe flet për një marrëveshje të fshehtë mes misioneve angleze-amerikane, me dukatasit.

“Baza e misioneve angleze dhe amerikane ishte Dukati, me të cilin kishin dhe një marrëveshje. Dukatasit i qëndruan korrekt kësaj marrëveshjeje. Nuk i treguan te gjermanët, se kishin ardhur gjermanët në Shqipëri në verën e vitit 1943. Dukati i furnizonte amerikanët dhe anglezët dhe me ushqime, por në të njëjtën kohë edhe i ruanin. Dukatasit u kishin vënë amerikanëve dhe anglezëve nga një njeri që do t’i ruante, do t’i shoqëronte, kryesisht në territorin e Dukatit.

Detyra e misionit të anglezëve dhe amerikanëve ishte që të mblidhnin informacion mbi dislokimin e forcave gjermane. E dyta ishte që të kishin kontakte me forcat që luftonin kundër gjermanëve, në radhë të parë me Ushtrinë Nacional Çlirimtare. Amerikanët nuk mbajtën kontakte me Ballin Kombëtar, sepse në kohën kur u vendosën ne Karaburun kishte nisur bashkëpunimi i hapur mes Ballit dhe gjermanëve. Ndaj ata patën marrëdhënie vetëm me frontin nacionalçlirimtar. Anglezët mbanin marrëdhënie edhe me frontin nacionalçlirimtar, edhe me Ballin Kombëtar. Amerikanët u pozicionuan që ne fillim, që në vjeshtën e vitit 1943, në mbështetje të formacioneve partizane që luftonin. Misioni amerikan çoi dokumente në Bari që tregonin se si gjermanët të prirë nga ballistët hynë në Tragjas dhe e dogjën të gjithë fshatin.”, thotë ndër të tjera historiani Pëllumb Xhufi./K.C/dritare.net