
Neritan Ceka: Ja pse duhet të mburremi me Bylisin!
Dritare.net
Bylisi antik ndodhet vetem 4 km nga rruga kryesore e Ballshit. Qyteti shtrihet në një sipërfaqe prej 30 hektarësh. Ai është destinacion i shumë vizitorëve të apasionuar pas historisë, arkeologjisë apo arkitekturës. Qyteti u shkatërrua nga dyndjet barbare në vitin 586 gati 1000 vjet nga themelimi i saj. Por ajo ka mbetur është padyshim një prej qendrave më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë. Në një bisedë me gazetarin Dritan Hila në DritareTV, arkeologu Neritan Cerka tregon faktet që Bylisi ishte një qytetërim ilir.
“Bylisi është i rrallë. Unë kam parë shumë qendra arkeologjike, por kjo në Bylis është nga më të bukurat e botës. 900 vjet histori e shkruar me një pllakë plumbi e gjetur në Dodone, kur bylinët pyesnin dodonët se kujt perëndie do ia kushtonin investimin që do bënin. Bëhet fjalë për themelimin e Bylysit që daton rreth vitit 360-350 para Krishtit. Të gjitha këtu janë me prejardhje ilire. Të gjitha këtu janë me prejardhje ilire. Natyrisht në ndikimin e fortë që vinte nga Apolonia, por asgjë nuk është kopjuar. Këtë stil fortifikimi nuk e gjen në Apoloni. Ilirët ishin mjeshtër të punimit të gurit. Teatri i Bylisit është një model krejt i ndryshëm nga teatri i Apolonisë. Merret nga Dodona, nga vinin mjeshtrit dhe arkitektët e asaj kohe. Pra këtu vektori nuk punon lindje perëndim, nga Apolonia te Prapatokës, por nga jugu në veri, nga epirotët drejt ilirëve, siç janë martesat dhe shkëmbimet, aleancës. Epirotët nuk janë quajtur kurrë grekë. Flasim për në antikitet. Helenët i konsideronin barbarë. Kufiri midis barbarëve dhe helenëve të asaj kohe ishte Thesprotia, Çamëria e sotme dhe në të gjitha rastet kultura e kohës së etnisë ishte identike me të ilirëve. Edhe gjatë antikitetit lidhjet kryesore janë me Ilirinë dhe jo me Greqinë. Mund të themi që nga të gjitha pikëpamjet epirotët nuk ishin helenë.”, thotë historiani në DritareTV./K.C/dritare.net

















