Isha inxhinier dhe pedagog. Pse u largova nga Shqipëria!
Dritare.net
Dhimitri Gusho ose siç e njohin të gjithë djali i Doktoreshë Merit në një intervistë për gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV rrëfeu jetën e tij si emigrant, pasi u largua nga Shqipëria në ’93-shin, me synimin për një të ardhme më të mirë. Ai thotë se nuk e kthen kokën mbrapa që të qajë jetën që bënte në Shqipëri, siç bëjnë shumë emigrantë, po ka vendosur të shohë përpara në një shtet si Kanadaja.
“Kam një gjë, që nuk e kthej kokën mbrapa siç bëjnë shumë emigrantë që thonë: “Çfarë isha un atje dhe çfarë do isha bërë!” Çdo njeri kishte një background në Shqipëri, një familje. Mua 23 vjeç më kanë thirrur profesor dhe pedagog në universitet. Asokohe kishe një fuqi të madhe. Një film ty ose të bënte inxhinier ose të çonte ushtar. Kur ke shumë fuqi varet si përdor, për mirë apo për keq. Unë e përdora për mirë dhe ia arrita dhe në Shqipëri dhe në Kanada. Prandaj kam ende sot studentë që më respektojnë edhe atje, edhe këtu.”, thotë profesori në DritareTV./K.C/dritare.net