Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Sot jam i suksesshëm në Kanada falë arsimit në Shqipëri! Flet Dhimitri Gusho!

Sot jam i suksesshëm në Kanada falë arsimit në

Dhimitri Gusho ose siç e njohin të gjithë djali i Doktoreshë Merit në Shqip nga Rudina Xhunga rrëfeu jetën e tij si emigrant, pasi u largua në vitet ’93, me synimin për një të ardhme më të mirë.

Zoti Gusho rrëfeu se para se të largohej drejt Kanadasë, ushtronte profesionin si pedagog që prej moshës 23-vjeçare.

“Unë jam larguar në vitet ’93. Unë punoja si pedagog, kisha një emër, një reputacion. Kur u largova më përcollën shumë studentë, mendoja se do të kthehesha pas dy javës.

Të gjithë emigrantët jashtë kanë kaluar një kohë të tmerrshme. Isha vetëm 33 vjeç. Tirana asokohe ishte e vogël, mendoja se nëse do të kthehesha, këdo që të takoja do thoshte: “Për këtë humbës, shkuam deri në aeroport”.

Sedra më mbajti në fillim, kisha turp që të kthehesha. Por nuk e kthej kokën mbrapa. Mua më kanë thirrur që në moshën 23-vjeçare profesor, pedagog në universitet, asokohe, tregonte fuqi. Kur ke shumë fuqi, varet si e përdor për mirë apo për keq. Edhe sot kam shumë student që më respektojnë. Kam qenë, besoj ndër të parët e ardhur si imigrant me letra të rregullta në Kanada. I pari ose qan ose qesh. Unë qava dhe qava shumë.

Nuk kisha informacion, vija nga izolimi dhe çdo gjë të huaj e shihja me syrin: Uau. Ndërsa çdo gjë tonën e nënvlerësonim. Ne kemi shumë vlera, disa kanë humbur, por ato që kemi të paktën t’i ruajmë. Një prej tyre është arsimi. Nëse jam shumë i suksesshëm sot, është falë arsimit në Shqipëri. Kam pasur shumë mësues, pedagog të shkëlqyer, që në kushte të vështira kanë dhënë mësim me shumë pasion. Të tillë është shumë vështirë të gjesh këtu. Të paktën të ruajmë arsimin.

Gjëja e parë është të bëhet mësim në universitet. Mësimi është në radhë të parë, pastaj kërkimi shkencor. Mos shkatërrojmë atë që krijuam, arsimin. Edhe këtu ka studentë të mirë shqiptarë, që na nderojnë. Nga arsimi vjen progresi i Kombit, mund të vijë dhe e kundërta, shkatërrimi i Kombit. Duhet ndryshuar koncepti, pagat e profesorëve.

Unë çdo mësimdhënës, e shoh një misionar, jo thjesht një punëmarrës”, tha zoti Gusho./M.K-dritare.net