Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Hidhet shorti në Presidencë/ Zgjidhen anëtarët e KED

Hidhet shorti në Presidencë/ Zgjidhen anëtarët e KED
Në Presidencë është hedhur shorti për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Nga Gjykata Kushtetuese, anëtaret e zgjedhura janë z Fjona Papajorgji  dhe Vitore Tusha. Nga Gjykata Kushtetuese, anëtare zëvendësuese u zgjodh Marsida Xhaferllari.

Nga Gjykata e Lartë është zgjedhur kandidati Ardian Dvorani.

Nga Prokuroria e Përgjithshme zgjidhet Arta Marku, ndërsa zëvendësues Bilbil Mete.

Miranda Andoni është zgjedhur anëtarja e parë e Këshillit në Drejtësi që përfaqëson gjyqtarët nga Gjykatën e Apelit.

Sahida Dollani është anëtarja e dytë që përfaqëson gjyqtarët nga Gjykata e Apelit Anëtari zëvendësues është zgjedhur Nazmi Troka, përfaqësues nga Gjykata e Apelit.

Ludovik Dodaj zgjidhet anëtari i parë që do të përfaqësojnë prokuroritë pranë zyrave të Gjykatës së Apelit, dhe Fatjona Memcaj zgjidhet anëtarja e dytë. Anëtari zëvendësues është zgjedhur Nezir Gjoka.

Arjan Qafa zgjidhet anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili do të përfaqësoj Gjykatën Administrative. Marjana Velcani Idrizi është zgjedhur anëtarja zëvendësuese në Gjykatën Administrative./E.B-dritare.net