Heqja e pasaportave diplomatike kombëtares, reagon Cakaj: E pavërtetë!

Pas deklaratave të një dite më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në tëitter vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të  suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pashaportave diplomatike të kuqezinjve është fundekrye i gënjeshtërt”- shkruan Cakaj ne Tëitter.

LEXO DHE :  S’kanë të ndalur tërmetet, i fundit në orën 9 të mëngjesit

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016. Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur./ Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.