
Haradinaj reagon pas padisë së Ramës: E bën për t’i ikur përgjegjësisë
E Mërkurë 15 Janar 2020, 22:10
Dritare.net

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë.
Unë, sipas ligjit, do të përgatis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.
RH”,- shkruan Haradinaj./K.C/dritare.net

















