Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gruaja e sapoardhur nga Kina shtrohet në QSUT/ Ministria: Pacientja e infektuar me grip të thjeshtë

Gruaja e sapoardhur nga Kina shtrohet në QSUT/ Ministria: Pacientja e
Një shqiptare, e cila sapo ishte kthyer nga Kina, është shtruar në Spitalin infektiv, në QSUT. Por ministria e shëndetësisë, përmes një njoftimi, ka sqaruar se pas testimit, zonja, nuk ka rezultuar të jetë infektuar me virusin kinez. Ajo është shtruar për shkak se rezulton të jetë infektuar me grip të thjeshtë. Lajmërimi i ministrisë:

“Nuk ka asnjë studente të shtruar ne spitalin infektiv në Tiranë. Rasti i spitalit infektiv është një grua që ka udhëtuar 10 ditë më parë nga Kina dhe pas testimit mbrëmjen e djeshme rezulton me grip të thjeshte dhe negative ndaj testit për koronavirus”, thuhet në njoftim./L.F-dritare.net