Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Goditet skema e tjetërsimit të pronave në Durrës, 12 masa sigurie për ish-zyrtarë të Hipotekës

Një hetim katërvjeçar i Prokurorisë së Durrësit për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave ka çuar në goditjen e 12 personave, mes tyre ish-funksionarë të Hipotekës së Durrësit dhe persona të dyshuar si përfitues. Gjykata e Durrësit ka caktuar masa të ndryshme sigurie ndaj tyre, ndërsa policia ka nisur ekzekutimin e vendimeve.

Konkretisht:
Shaqir Sheshi – arrest në shtëpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Arianit Mataj – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest në shtëpi, i dyshuar për penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim për paraqitje, e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim për paraqitje i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrë”

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar për veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Sipas të njëjtave burime, hetimi nisi pas inventarizimit të regjistrave hipotekorë në Kadastrën e Durrësit, ku u konstatuan parregullsi të shumta në dokumentacion.

Nga 1063 regjistra të kontrolluar, vetëm 152 mësohet se kanë rezultuar të rregullt. Në pjesën tjetër u evidentuan faqe të zhdukura, të zëvendësuara, të dubluara ose të dëmtuara, gjë që ngriti dyshime për ndërhyrje të paligjshme në regjistrat e pronave.

Bazuar në këto gjetje, Prokuroria hetoi më tej, duke dokumentuar, sipas dyshimeve, një skemë të organizuar për tjetërsimin e pronave shtetërore përmes manipulimit të dokumenteve dhe procedurave të regjistrimit.

Aksioni policor për ekzekutimin e masave të sigurisë vijon, ndërsa pritet që Prokuroria dhe Policia të japin në orët në vazhdim detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të përfshirë dhe pronat që dyshohet se janë tjetërsuar./dritare.net