Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gjykata hedh poshtë kërkesën e Izet Haxhisë, për lirimin nga burgu

Gjykata hedh poshtë kërkesën e Izet Haxhisë, për
Gjykata e Tiranës, i ka rrëzuar kërkesën Izet Haxhisë, për lirimin nga burgu. Pak kohë më parë ai kishte kërkuar lirinë, me argumentin se ka tejkaluar afatet e paraburgimit, duke llogaritur edhe burgun në Turqi.

Haxhia, ish-truproja e Sali Berishës, akuzohet si një ndër bashkëpunëtorët për vrasjen e Azem Hajdarit. Ai u arrestua në Turqi dhe u ekstradua në Shqipëri ku kërkoi rigjykim të çështjes.

Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës, shpalli moskopetencë për gjykimin e çështjes, ndaj ajo iu kalua Krimeve të Rënda. Seanca e radhës është caktuar me 20 shtator./L.F-dritare.net