Tërmeti/ Gjermania dhuron 4 milionë euro, për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave publike
Dritare.net
“Gjermania mbështet rindërtimin me 4 milion euro +++
Sot ne informuam zyrtarisht qeverinë shqiptare: Qeveria Federale do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të tmerrshëm të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milion euro përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfË). Me të do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë dhe efiçensës së energjisë.
Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Z. Peter Zingraf u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqiperinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.”,- thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane./K.C/dritare.net