
Gjermani, shqiptari ekzekutohet në sy të vajzës, vrasja e porositur nga Shqipëria
Dritare.net

Mësohet se ai ka humbur jetën në vend. Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur, shkruan “Panorama”.
Shqiptari, mësohet se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg. Kjo ngjarje, sipas mediave gjermane ka ndodhur ne Shqiperi, ku punonte edhe viktima.
Ai pati rrahur nje te ri, i cili me pas gjeti vdekjen. Pasi u lirua nga burgu, shqiptari emigroi me gjithe familjen ne Gjermani, ku arriti te merrte edhe statusin e azilantit, pasi ne Shqiperi i rrezikohej jeta.
Ndaj, Policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet jane se autoret te jene porositur nga Shqiperia. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën.
Ngjarja ka ndodhur para shkollës fillore ku mësonte e bija. I gjithë komuniteti i qytezës është shokuar nga ngjarja. Gjithashtu, vrasja ka ndodhur ne nje moment kur skena e krimit ishte plot me nxenes, raporton Panorama.
Autoritetet kane vendosur qe shkolla te rinis neser dhe kane vene ne dispozicion psikologe per ata nxenes qe kane pare ngjarjen. Shqiptari mesohet se ka marre dy plumba ne koke dhe tre ne trup.

















