Gjendet trupi i alpinistit Erkin Lika, pas dy ditësh kërkime në lumin Mat
Monday 13 July 2026, 12:12
Dritare.net

Është gjetur pas dy ditësh kërkimesh trupi i pajetë i 38-vjeçarit Erkin Lika, i cili kishte humbur jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat gjatë një stërvitjeje me litar pranë Urës së Vashës.
Lika, i njohur për pasionin e tij për hiking-un, alpinizmin dhe eksplorimin e shpellave, u aksidentua teksa po zhvillonte stërvitje në zonë.
Ai ishte anëtar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Shqipërisë, si edhe një nga themeluesit e Shoqatës Speleologjike Shqiptare. Trupi i tij u lokalizua në rrjedhën e lumit Mat pas një operacioni kërkimi që zgjati dy ditë./K.C/dritare.net