I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show Mag” ka qenë reperi kosovar Getinjo. Ndër të tjera ai ka shpjeguar çfarë ka dashur të thotë me shprehjen e njohur “mnmnmnm”, e cila në të vërtetë duket se nuk ka asnjë kuptim. “Nuk ka asnjë kuptim është e vërtetë, por doja të krijoja një fjalë pa kuptim që njerëzve t’u ngelte në mendje dhe besoj se jam kam arritur,”-është shprehur reperi. Gjithashtu ai ka thënë se e ndjek humorin e Kimikatit në “Portokalli” madje e ka shpërndarë edhe vetë në rrjete sociale dhe ka pohuar se ka qeshur shumë me humorin e tij.