Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gazment Bardhi: Do t'u kthehemi sërish protestave!

Gazment Bardhi: Do t'u kthehemi sërish protestave!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një takim me strukturat e partisë në Vaun e Dejës, ka lajmëruan se do t'u rikthehen sërish protestave.

Bardhi tha se është e vetmja rrugë për të shpëtuar Shqipërinë, por nuk dha një datë fikse se kur do të rinisin.

“Objektivi ynë në 2020 është i njëjti me shkurtin e 2019 dhe pa asnjë diskutim që do t'u kthehemi protestave. Çdo mjet demokratik që sjell largimin e qeverisë është një mundësi reale. Nuk ka një datë konkrete por kur të ketë do ta bëjmë publike”, tha Bardhi ndër të tjera./E.B-dritare.net