
Garant i 5 miliardë lekëve/ Balla denoncon penalisht Lulzim Bashën
E Hënë 25 Qershor 2018, 21:09
Dritare.net

Ai u shpreh se nuk ka lidhje me këtë ngjarje ndërsa paralajmëroi se do të kallëzojë penalisht Lulzim Bashën për shpifje.
“Nuk kam asnjë lidhje me paratë e sekuestruar. Do të kallëzoj penalisht shpifësin e Partisë Demokratike. Deri në fund të hetimit do të dalë e vërteta se kush fshihet pas kësaj ngjarjeje”, – tha Balla.
Balla ka shkuar më tej ku e ka paralajmëruar Bashën, ndërsa tha: “Me mua të matet mirë. Që Lulzim Bashën do ta padis penalisht kjo nuk do fjalë. Gjatë të gjithë karrierës time unë nuk kam asnjë njollë, ndërsa Lulzim Basha është i ndotur i tëri”./d.m-dritare.net

















