
Fundi i botës/ Amerikanët i druhen shumë 23 shtatorit
E Hënë 18 Shtator 2017, 15:03
Dritare.net

Teoricienët e konspiracionit thonë se fundi i botës do vijë më 23 shtator të këtij viti.
Sipas tyre, kjo mbështetet edhe në pasazhe në Bibël. Një numerolog i krishterë thotë se në Bibël theksohet se fundi vjen më 23 shtator, pas përmbytjes dhe eklipsit të madh.
Sipas tyre, një planet i quajtur Nibiru do të godasë Tokën më 23 shtator.
Zbulimi nga NASA i një planeti, të quajtur Planeti Nëntë, ka hedhur benzinë në zjarr. Vetë NASA ka përgënjeshtruar duke thënë se gjithçka është një mashtrim.

















