
Ftesa e Ramës për opozitën pas tërmetit, Kryemadhi: Ishte e shëmtuar!
Dritare.net

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e ftuar në "News 24" ka folur në lidhje me ftesën e kryeministrit Edi Rama, për opozitën pas tërmeti të 26 nëntorit.
Kryemadhi ka thënë se Rama kërkonte që të largonte problematikën e mosveprimit me dashje
Nisida Tufa: Gjithsesi zonja Kryemadhi pati një ftesë nga ana e kryeministrit një ftesë e përsëritur që qoftë mazhoranca, qoftë opozita e bashkuar të jenë bashkë të ulen në tryezë dhe të diskutojnë këtë emergjencë të vendit dhe sigurisht opozita të kontribuojë me pikëpamjet e veta. Reagoi kreu i Partisë Demokratike zoti Basha, unë ju pyes pse ky refuzim.
Kryemadhi: Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet kanë ndenjur aty pse nuk janë nxjerrë./ I.M-Dritare.net

















