Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

FOTOT/ Grabitën kasafortën plot me euro, “Rolex” e flori, kapen dy të rinjtë, në kërkim një femër

FOTOT/ Grabitën kasafortën plot me euro, “Rolex” e flori,
Policia ka zbarhdur ngjarjen e dy ditëve më parë në rrugën e Dibrër ku u grabit një kasafortë me euro, ora “Rolex” dhe një sasi floriri.

“Më datë 16.08.2017, Sektori për Krimet e Rënda pranë D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, në kuadër të operacionit “ROLEKSI”, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasve Eduart Ngota, 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë dhe Zenel Dama, 27 vjeç banues në Tiranë”- njofton policia.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë i mundur pasi në sajë të një pune të mirëorganizuar hetimore, është arritur të dokumentohet me prova ligjore, autorësia e ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2017 , ku këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kanë vjedhur një kasafortë, në një ndërtesë në rrugën e “Dibrës”.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendet e ndodhura në kasafortën e vjedhur :

– 9 500 (nëntë mijë e pesqindë) euro.

– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë gri metalizato.

– Një orë Roleks Day-Data me ngjyrë floriri.

– Një orë Jaeger Lecoultre, me ngjyrë floriri.

– Tre byzylyk floriri.

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat Punto” ( i cili ka shërbyer për transportimin e kasafortës dhe largimin e autorëve nga vendi i ngjarjes).

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasja : – R.B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.