Na ndiqni edhe në

Kuzhinë

Foto/ Këto janë 10 ushqimet më të shtrenjta në botë

Foto/ Këto janë 10 ushqimet më të shtrenjta në
Produktet e konsumit që prodhohen me vështirësi, sjellin rritje të çmimit. Pavarësisht kësaj, njerëzit dëshirojnë të paguajnë shuma marramendëse për të provuar kënaqësinë e të shijuarit një pjatë apo frut të mirë. Në po ju rendisim 10 ushqimet më të shtrenjta në botë.

Tartufi i bardhë

white-Truffle-lombary-gourmet

Në vend të parë është tartufi i bardhë Alba, që gjendet në Piemonte. Që ky lloj tartufi është i shtrenjtë, kjo nuk përbën ndonjë gjë të re, por ky i kalon pritshmëritë. Një biznesmen nga Hong Kongu ka paguar rreth 160 mijë dollarë për një tartuf që peshonte rreth 1.5 kg.

Havjari iranian

CAVIALE-24-C (1)

Në vend të dytë qëndron një cilësi e rrallë e havjarit iranian. Ajo që e rrit çmimin është paketimi. Havjari është shitur në një kuti prej floriri 24 karat. Vlera e tij ishte 25 mijë dollarë.

Bostani Yubari

yubari

Keni menduar ndonjëherë që të paguani 23 mijë dollarë për një bostan. Bëhet fjalë për një frut mjaft të rrallë, që gjendet në Japoni. Tregtarët e bostanit Yubari, thonë se çmimi është i justifikueshëm. Çdo vit prodhohen vetëm 100 ekzemplarë dhe ai që i ka provuar, siguron se ëmbëlsia e tij është e unike.

Shalqiri i zi

Densuke_watermelon

Në vend të katërt qëndron shalqiri i zi që rritet në Japoni. Çdo vit prodhohen vetëm pak kokrra dhe shitet 6100 dollarë një.

Pica 007

10-of-the-most-expensive-foods-in-the-world-5

Pica 007 është një prodhim italian por që shitet në Skoci nga shefi Crolla. Baza e saj është normale, por mbushja e bën të veçantë. Shefi hedh brenda saj karavidhe të marinuara në konjak, havjar, shampanjë, salmon të tymosur, proshutë parma, uthulla balsam dhe në fund një fletë ari 24 karat. Pica kushton 3.800 euro.

Pjata “The Millionaire’

1415704589463.jpg-

Kjo pjatë është quajtur e tillë në sajë të filmit indian ‘The Millionaire’. Ajo është përgatitur me havjar, karavidhe skoceze, kerri e të tjerë. Pjata shërbehet në bar Bombei me një çmim prej 3200 dollarë

Bifteku Ribeye

317

Bëhet fjalë për një lloj mishi shumë të butë, të shijshëm e mbi të gjitha i pasur me omega 3 dhe omega 6. Çmimi rritet për shkak të trajtimit special të lopëve. Kafshët masazhohen çdo ditë (pikërisht për ta mbajtur mishin e butë), dhe që uji i tyre përzihet me birrë. Pjata serviret në Craftsteak të Nju Jorkut dhe kushton 2.800 dollarë.

Omleta Norma

3-142-905x395

Nëse shkoni në Nju Jork për të shijuar biftekun ribeye, nuk mund të humbisni as vendin e tetë të klasifikimit. Omëleta Norma, është e përbërë me 6 vezë dhe kushton 1000 dollarë. Përveç bukës dhe gjetheve të njoma të qepës, përmban edhe havjar Sevruga dhe një karavidhe të tërë.

Omleta njorkueze me tartuf të bardhë

1415704621896.jpg-

Omëleta e realizuar me kremin e tartufit të bardhë serviret në restorantin Westin. Kjo u krijuar për të mbledhur fonde për studentët që ndjekin shkollën e kulinarisë .

Kërpudhat më të shtrenjta

ebd47-matsutake

E mbyllim klasifikimin me kërpudhat më të kushtueshme në botë: 1000 dollarë për kile. Kërpudhat Mattake gjenden vetëm në disa zona të Japonisë, Kinës, Koresë, Kanadasë Zvicrës dhe SHBA-së.