Foto/ Kate Middleton më e bukur se kurrë, veshur me të zeza
Dritare.net

Ata takuan disa ushtarë të dëmtuar, gjithashtu shkuan në punëtorinë e protetikës.

Në palestër, mbretërorët takuan pacientë që luanin basketboll me karroca si pjesë e trajtimit të tyre dhe princi Uilliam, provoi të bëjë kosh, ulur në njërën prej tyre.


Uilliam dështoi në një nga përpjekjet e tij dhe Charles ishte aty për ta ngushëlluar të birin dhe me shaka e fërkon në supe.

Ndërkohë Kate, e veshur në mënyrë elegante me një xhaketë të stilit ushtarak nga Alexander McQueen, kaloi kohë duke folur me pacientët për rolin e rëndësishëm që kujdesi shëndetësor mendor luajti në rehabilitimin e tyre.

Kate ishte veshur e gjitha në të zeza. Xhaketë e zezë, fund i zi, çizme të gjata të zeza, çantë e zezë, dorashka të zeza. Ajo dukej e mrekullueshme./K.C/dritare.net
