Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Fustanet që bënë botën të ëndërrojë!

Foto/ Fustanet që bënë botën të
Një modele me veshje voluminoze me tafta bëri një paraqitje surprizë në shfaqjen e kohëve të fundit të Gucci Cruise, duke sjellë në kujtesë stilin e viteve 1980. Koleksioni i Gucci Cruise 2019 përmban stile veshjesh të viteve '80.

Por Gucci nuk është i vetmi që riktheu veshjet e '80-ës.  Nuk mbetet pas as Balenciaga dhe stilistja veterane britanike, Elizabeth Emanuel, e cila ka krijuar një version bashkëkohor-romantik të veshjeve të viteve 1980, informon dritare.net

Koleksioni i ri i veshjeve është bazuar te stili i kohëve të hershme. Dhe Elizabeth thotë se: "Paris 1902, është plot me dantella elegante, frills, ruffles dhe romancë. Dhe, ashtu si te Gucci, dukja është pompeze, por edhe pak e çuditshme."

Bashkë me të birin David, Elizabeth krijoi fustanin e mahnitshëm e që s'do të harrohet kurrë. Fustanin që princeshë Diana veshi në dasmën e saj me princin Charles në vitin 1981.

Dritare.net ka sjellë për ju, fustanet e Elizabeth Emanuel, që bënë botën të ëndërrojë. Zbulojini në galerinë më poshtë!/K.C/dritare.net