Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto e video/ Situata alarmante, ujrat e zeza derdhen në det në Durrës

Foto e video/ Situata alarmante, ujrat e zeza derdhen në det në
Nga Isa Myzyraj 

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës apo siç njihet ndryshe zona e Vollgës, është një nga zonat më të njohura në këtë qytet si nga vendasit ashtu edhe nga turistët.

Një zonë e cila ka bukurinë e saj, dhe ku qytetarët e shfytëzojnë kryesisht për ecje në mëngjes dhe mbrëmje, për arsye që ndodhet edhe shumë pranë bregdetit.

Gjatë sezonit të verës, ajo shfytëzohet edhe për të bërë plazh kryesisht nga qytetarët durrsakë.

Por, alarmante është situata në këtë zonë, pasi zona ka një nivel të lartë ndotje për shkak të derdhjes së ujrave të zeza pikërisht në këtë det.

Dritare.net ka qenë në këtë zonë, dhe tubacionet e ujrave të zeza që derdhen në det janë qartësisht të dallueshme dhe asgjë nuk përjashtohet, përfshirë edhe ndonjë epidemi të mundshme, që mund të sillte pasoja mjaft të rënda tek qytetarët.

Të gjitha bizneset në zonën e Vollgës, ndër më luksozet në këtë qytet janë të detyruar të durojnë edhe   erën e rëndë, që mbart derdhja e ujrave të zeza pak metra larg tavolinave të tyre.

Por situata paraqitet ende më alarmante, pasi , si të mos mjaftonte derdhja e ujrave të zeza në det, vetëm pak metra më larg, po në zonën e Vollëg, ka nisur derdhja e inerteve në det, dhe siç duket qëllimi është shtimi i hapësirës tokësore, dhe kësisoj duke e bërë detin e papërdorur./ Dritare.net

[video width="848" height="480" mp4="http://dritare.net/wp-content/uploads/2018/09/WhatsApp-Video-2018-09-05-at-17.14.11.mp4"][/video]