Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Foto/ Çfarë ka bërë Ilda Bejleri? Milot Rashica e quan tradhtare

Foto/ Çfarë ka bërë Ilda Bejleri? Milot Rashica e quan
Personazhet publike zgjedhin rrjetet sociale për të shpërndarë mesazhe e për të njohur publikun me të rejat nga jeta e tyre. Moderatorja dhe gazetarja e “SuperSport”, Ilda Bejleri, ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” duke shkruar: “Sapo i thash PO KOSOVËS”, ndërkohë që shihet në foto në një studio nën logon e “Super Sport Kosovës”. Një ndër komentuesit ka qenë pikërisht Milot Rashica.

Mesfushori i Viteshes, i cili la Kombëtaren shqiptare për atë të Kosovës, pak javë më parë, ka ngacmuar gazetaren dhe në të njëjtën kohë ka ironizuar atë pjesë të opinionit sportiv në Shqipëri që e cilësoi si tradhti largimin nga Shqipëria. “Tradhtare”, ka shkruar mesfushori në koment për foton dhe diçiturën e hedhur nga Ilda Bejleri. Nuk ka vonuar përgjigjja e kësaj të fundit: “Hahaha ky fat na ra”.