
Foto/Boris Johnson feston fitoren krah të dashurës dhe të famshmëve
E Shtunë 14 Dhjetor 2019, 22:10
Dritare.net

Ndërsa ecte krah për krah me të dashurën e tij, Johnson u fotografua kur mbërriti në një rezidencë private në Londër, në një festë të mbajtur nga manjati rus dhe pronari i Evening Standard, Evgeny Lebedev. Në festë morën pjesë gjithashtu: Sir Bob Geldof, David Hasselhoff dhe Jemima Goldsmith.
Festa e mbrëmshme ishte plot me të famshëm të botës së showbiz-it, si aktorja Sadie Frost, modelja Lily Cole dhe gazetarja Rachel Johnson, motra e kryeministrit, etj./K.C/dritare.net

















