Sot, protestuesit e opozitës kanë bllokuar dy akset hyrëse në Shkodër, në vendin e quajtur Urën e Bahcallëkut. Ata kanë ndezur goma në mes të rrugë, ndërkohë që forca të shumta policie ndodhen në protestë.
Gjatë protestës, një ambulancë ka tentuar të kalojë në rrugën ku po zhvillohet protesta, por për shkak se rruga ishte bllokuar nga njerëzit dhe nga zjarri, është detyruar të kthehet pas./E.B-dritare.net