Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fast food-i po ua sëmur zemrën fëmijëve!

-32BAjkQc4tyT4yxDuGH5HztZMYUk2mEhzSVhU2miK8bKSjSmi907pj15ZmD6JiG4UG7sGzQh3gHZ4fw7EmdEVjuofz-gamJDo0Jd5_hdrXLHlUYNjUiUXEydjNpk-z93AtRXcXLqEbhOYkkBC6hT8CwA0THqvecgLqmSemzPk1GnpsK3AyAVPYp2cKRTDe1.jpeg

Kardiologu i njohur, Prof. Anesti Kondili, në një intervistë për DritareTV, ngriti alarmin për pasojat që ushqimet e shpejta dhe mungesa e aktivitetit fizik po shkaktojnë në shëndetin e fëmijëve.

Sipas tij, ushqimet fast food përmbajnë sasi të larta yndyrash shtazore, sheqeri dhe kalorish, të cilat favorizojnë obezitetin, diabetin, kolesterolin e lartë dhe dëmtimin e arterieve që në moshë të vogël. Këto probleme mund të krijojnë terrenin për sëmundje të zemrës dhe infarkt në të ardhmen.

Situata përkeqësohet nga qëndrimi i gjatë përpara telefonit, kompjuterit apo televizorit. Fëmijët lëvizin gjithnjë e më pak, ndërsa kaloritë e marra nga ushqimi nuk konsumohen dhe grumbullohen në organizëm në formën e yndyrës.

Prof. Kondili këshillon prindërit të kufizojnë ushqimet e përpunuara, brumërat dhe ëmbëlsirat, duke i orientuar fëmijët drejt dietës mesdhetare. Perimet, frutat, ushqimet e freskëta dhe vaji i ullirit janë ndër aleatët kryesorë për mbrojtjen e zemrës.

Po aq e rëndësishme është lëvizja e përditshme. Sipas kardiologut, nuk është e domosdoshme që fëmijët të shkojnë në palestër; ecja, vrapi, loja dhe aktivitetet sportive ndihmojnë në djegien e kalorive dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.

Mesazhi i specialistit është i qartë: mbrojtja e zemrës nuk duhet të nisë kur shfaqen problemet, por që në fëmijëri, përmes edukimit ushqimor dhe një jete aktive.E.P-dritare.net