Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fansja ka vetëm një dëshirë për Krishtlindje, Bebe Rexha: Duhet ta t’ja realizojmë!

Fansja ka vetëm një dëshirë për Krishtlindje, Bebe
Bebe Rexha ka bërë publike statusin e një fansje në Twitter, e cila këto Krishtlindje ka dëshirë të takojë atë.

“E vetmja gjë që kërkoj për Krishtlindje është të takoj dhe shikoj Bebe Rexhën, vetë mbretëreshën...ajo është një inspirim kaq i madh për mua, saqë dua të bëhem si ajo kur të rritem.... Të dua Bebe, qëndro vetvetja!”, shkruan fansja në statusin e saj.

Bebe Rexha e ka postuar dhe mesa duket është habitur për faktin që dëshirat e njerëzve për Krishtlindje janë për të takuar atë.

“Ku jetojmë”, shprehet Bebe e habitur, pastaj shkruan që vajzës do ja bëjnë realitet ëndrrën.

“Oh, ne duhet të bëjmë ëndrrën tënde të krishtlindjeve realitet”, shkruan Bebe në statusin e saj Twitter.

Bebe Rexha është jo vetëm një këngëtare e suksesshme në botë, por ka dhe një zemër të madhe dhe di sesi t’i vlerësojë fansat e saj./E.B-driatre.net