Fakte që shtangin: Po, ka një jetë pas vdekjes, por ajo zgjat vetëm disa minuta

Pas vdekjes së trurit gjithçka përfundon. Vetëdija është zhdukur dhe njeriu nuk ndjen asgjë. Por a është kjo e vërtetë? FOCUS Online paraqet katër fakte që shtangin në lidhje me temën e përvojës afër vdekjes*.

  1. Vetëdije më e gjatë

Studiuesit mendonin se 30 sekonda pas pushimit të rrahjes së zemrës dhe qarkullimit të gjakut, njeriu nuk është në gjendje të përkapë asgjë. Megjithatë, shkencëtarët ishin  në gjendje të tregojnë se kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Te një punonjës social 57-vjeçar nga Southampton, u dëshmua një distancë më e gjatë e vetëdijes, sepse ai kishte dëgjuar dy herë pip-sinjalet e aparatit, i cili tingëllon në një interval prej tre minutave.

  1. Testi me minjtë

Pasi të ndalet zemra, funksioni i trurit për një kohë të shkurtër rritet shumë. Këtë gjetën hulumtuesit e Universitetit Miçigan në një studim mbi minjtë. Funksioni i trurit i të gjithë minjve të shqyrtuar, ishte rritur ndjeshëm për një kohë të shkurtër pas pushimit të zemrës.

  1. Dallimet kulturore

Kur përjetohet përvoja afër vdekjes, ka dallime kulturore. Kjo është të paktën teza e profesorit të sociologjisë Hubert Knoblauch. Ai është i mendimit se të gjitha përvojat lidhen me proceset autobiografike dhe kulturore të trurit. Në studimet nga kulturat tjera, ai zbuloi se një grua në Indi kishte hipur mbi një lopë dhe me të udhëtonte  drejt parajsës, ndërsa një amerikan kishte shkuar me një taksi të verdhë në parajsë.

  1. Kujtimet e harruar
LEXO DHE :  Video/ Jonida Maliqi vjen në Tiranë, ja si e surprizojnë!

Kardiologu britanik Sam Parnia vë në dukje se shumë njerëz gjatë përjetimit të përvojës afër vdekjes, tregojnë aktivitete shpirtërore, por humbasin kujtesën e tyre gjatë fazës së rimëkëmbjes. Arsyet për këtë mund të jenë lëndimet e trurit ose narkotikët qetësues që i bëjnë kujtimet të zbehen. Kjo u dëshmua me rezultatet e studimit që quhej “Studimi -Avare.”

Revista gjermane Focus, 06.05.19, nga gjermanishtja, Lis Bukuroca

*Me “përvojën afër vdekjes”, mendohet në raportimin që bëjnë njerëzit pasi që janë shpallur të vdekur, por që rikthehen dhe tregojnë për përjetimet e tyre./dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.