Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Evropianët nostalgji për Jugosllavinë/ Deklarata e fortë e Tarifës: Serbia, e dashura e Europës

Evropianët nostalgji për Jugosllavinë/ Deklarata e fortë e
I ftuar në emisionin  Arena nga Dritan Hila, diplomati Fatos Tarifa ka thënë se shengeni Ballkanik, është në favor të Serbisë, ndërsa shtoi se Serbia është e dashura e Europës.

Hila: A e shikon sgengenin një karamele për të shtyrë në kalendat greke integrimin tonë në BE, dhe  një ndjekje e planit të Macron që të justifikojë “jo” e tij?

Tarifa:  Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë, mund të jetë një përpjekje për të justifikuar dështimet e derisotme, por është një çështje krejt tjetër. Unë di të them se, kjo marrëveshje është më shumë në interes të Serbisë, sesa në interes të vendeve të tjera. Si vendi që ka nisur negociatat me BE, si vendi që ka do të hyjë në BE para nesh, edhe pse Serbia bëri 3 luftëra të mëdha në Ballkan, Serbia është e dashura e Europës, Jogusllavia ka qenë e dashura e Europës, nostalgjia për Jogusllavinë është ende e gjallë. Mos të çuditemi, kur një ditë, edhe pa e njohur Kosovën,  Serbia mund të bëhet pjesë e BE, do të gjendet një mënyrë./ I.M-Dritare.net