Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ermira Babaliu: Ja çfarë më shqetëson më shumë te muzika e sotme!

Ermira Babaliu: Ja çfarë më shqetëson më shumë

Ermira Babaliu, sot ka dhënë një intervistë për Wake Up. Për disa kohë ajo është shkëputur nga muzika, por njoftoi se do të rikthehet me një projekt të ri. Një si këngëtare e brezit të kaluar, Ermirën e shqetëson diçka me muzikën që po prodhohet kohët e fundit. Teksti, shprehet ajo, asnjë mesazh, asnjë përjetim.

Ermira Babaliu: Defekti i këngëve këto kohët e fundit, me përjashtime të vogla, është se mund të kenë melodi të bukur po nuk kanë mesazhe. Nuk të thonë asgjë. Nuk kanë tekst. Mua më shqetëson që flitet për ty, për atë, për trupin. Asnjë mesazh, asnjë përjetim.

Nëse ju ka marrë malli për Babaliun, ju rikthejmë një prej këngëve hit të saj./L.F-dritare.net

https://www.youtube.com/watch?v=OBjO-BgFMNQ