Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ermal Mamaqi u përgjigjet kritikave: Lajme dashakeqe ndaj filmit tim

Ermal Mamaqi u përgjigjet kritikave: Lajme dashakeqe ndaj filmit tim
Mbrëmë u dha për herë të parë në Pallatin e Kongreseve, filmi I Love Tropoja, nga Ermal Mamaqi. Si çdo projekt i madh edhe ky realizim është shoqëruar me kritika.

Në bazë të asaj që shkruan Ermali në një postim në instagram, filmi i tij, është kritikuar pasi mendohet që figura e tropojanëve është nënvlerësuar. Në lidhje me këtë, ai është përgjigjur, duke i quajtur lajme dashakeqe. Sipas Ermalit në film, tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës dhe traditës.  Ja reagimi i plotë:

"Miq desha tju sqaroj për një lajm dashakeq që ka dalë dje. Sipas këtij lajmi..."Në filmin tim Tropojani respekton mikun me vajzën e shpisë duke e fut në krevat" e të tjera idiotësi si këto... Nuk e kuptoj ça lloj njerëzish janë kta që guxojnë të shpikin kshu lajmesh.

Ju sqaroj se është e kundërta. Nuk do guxoja kurrë ta bëja një gjë të tillë pasi mesazhi që jep filmi është pikërisht i kundërti.

Në film Tropojanët dalin ashtu si janë, njerëz të besës të traditës dhe të nderit.

Mbrëmë në pallatin e kongreseve ka qënë Premiera më e madhe për një film me rreth 5000 të ftuar dhe filmi është ndjekur nga 2000 Tropojanë duke filluar nga Rexh Biberi(Kryetari i bashkisë Tropojë) dhe deri te Erzen Breçani. Të gjithë më falenderuan dhe më uruan për mesazhin që nxirrte filmi.

Ju ftoj të shihni filmini dhe të knaqeni. Ju bëj me dije që I Love Tropoja fillon turin e Evropës në dt 4Shkurt.

Dhe turi fillon me qytetin të cilit i dedikuam filmin. Në Tropojë.

A ma shpjegon dot njeri që nëse do e kisha bërë filmin për të çnderuar Tropojanët si mund të shkoja ta shfaq këtë film për të gjithë ata?

Mos u bëni pre e disa faqeve ose fjalëve që nxisin urrejtje. Ata gënjejnë!!! Ju pres në Pallat të Kongreseve çdp ditë 6 herë në ditë. Ky film do jetë nr 1 në Kinematografinë Shqiptare. Ju dua", shkruan Ermali./L.F-driatre.net

Lexo edhe Shija që më la filmi, I love Tropoja.