
Erion Isai i thotë lamtumirë televizionit: Mirënjohje për këta 3 personazhe!
E Diel 7 Korrik 2019, 22:10
Dritare.net

Isai thotë se, nuk do të angazhohet në ndonjë televizion, në sezonin e ri.
"Faleminderit që më ndriçuat!
Janë njerëzit që kanë shenjuar rrugën time artistike që 15 vjeç. Me faleminderit!
Për të veçuar Altin Bashën, për të artën mundësi, Portokallinë, dhe Ardit Gjebrea për besimin e skenarit dhe bashkëpuntorit të kënga magjike, dhe E diela Shqiptare. E sigurisht kolegun, vëllain tim, prej 12 vjetësh, Bes Kallakun! Unë nuk do të kem angazhim artistik në televizion në sezonin e ri (ndërsa lejen vjetore sigurisht që do ta shfrytëzoj për teatër) . Nuk e di nëse vërtet puna e përkushtimi im ka qenë këto vite më e mira, por di se puna me këta njerëz më ka bërë më të mirë!",- shkruan aktori./K.C/dritare.net

















