Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Erdogan i vendosur: Turqia kurrë nuk do të deklarojë armëpushim

Erdogan i vendosur: Turqia kurrë nuk do të deklarojë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka hedhur poshtë thirrjet e SHBA-ve, për  armëpushim në veri të Sirisë. Ai u shpreh se nuk shqetësohet aspak nga sanksionet e vendosura nga amerikanët, apo përparimin e forcave siriane të mbështetura nga Rusia.

"Ne nuk do të ulemi bashke më organizatat terroriste. Por jemi të vendosur, Turqia nuk do të shpallë armëpushim", u shpreh presidenti turk gjatë një takimi me gazetarët në aeroplanin e tij, pas vizitës në Azerbajxhan.

Komentet e tij vijnë  pas paralajmërimit të Rusisë, se nuk do të lejojë që të ketë përleshje mes forcave turke dhe atyre siriane./L.F-dritare.net