
Eni Çobani në probleme: Nuk kam çfarë të bëj, duhet të flas për të gjitha!
Dritare.net

Në fillim të dhjetorit, Eni Çobani u kallëzua penalisht në Prokurorinë e Tiranës nga një gjyqtar i Gjykatës së Korçës. Selajdin Pysqyli e ka akuzuar avokaten se e ka fyer publikisht në emisionin e saj “Shihemi në Gjyq”, ku Çobani zhvillon seanca ndërmjetësimi.
Lidhur me këtë, por jo vetëm, Eni Çobani ka bërë të ditur se kur përmend emrin e saj, do të përmend çdo emër tjetër që vjen nëpërmjet fakteve. “Kushdo që ka marrë përsipër pozicione publike, jemi të detyruar përballë publikut të flasim me transparencë për të gjitha aktet, apo ata çka na vijnë ne në dorë, ku burimin e kam pikërisht nga publiku.
Shqetësimi më i madh është të themi vendimin, por mos të themi emrat. Unë këtu kam zgjedhur që të them emrat, sepse unë kam zgjedhur të them fillimisht emrin tim. Dhe kur unë kam zgjedhur të them emrin tim në publik, do të përmend çdo emër tjetër që vjen më pas nëpërmejet fakteve dhe akteve të shkuara publikisht nga kolegët e mi të nderuar. Sot vendimmarrjet merren në mënyrë publike. “Me dyer të hapura” – thotë ligji”, – ka pohuar Çobani./D.M-Panorama

















