Na ndiqni edhe në

Emisionet

Eni Çobani: Si e shikoj unë sot Sali Berishën!

Eni Çobani: Si e shikoj unë sot Sali Berishën!

Avokatja Eni Çobani e ftuar në Dekalog nga Roland Qafoku, DritareTV foli për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie.

Zonja Çobani tha se ndonëse nuk i vjen mirë që e sheh Berishën të izoluar, thekson se nëse ligjzbatuesit do të vepronin emocionalisht nuk mund të kishte kurrë drejtësi.

“Politika është problematike sigurisht, por unë fajin ia vë shoqërisë që ne jetojmë. Nëse ne e shikojmë politikën të shkëputur na ne atëherë jemi ne gabim. Pa marrjen e një vendimi unë nuk dua të jap asnjë opinion duke njohur mirë edhe të gjithë kolegët që janë në mbrojtje të zotit Berisha.

Berisha është një figurë që pavarësisht të gjithave gjatë kohës që ka qeverisur ka shkruar histori. Edhe ai vetë do e pranonte që ka bërë disa gjëra që as vetë ai nuk do donte t’i kishte bërë. Ai duhet të ishte paraqitur në SPAK. Unë ndjej keqardhje kur e shikoj të izoluar por nëse ne veprojmë emocionalisht ne nuk do të kishim drejtësi.

Në politikë janë të frikësuar ata të cilët kanë bërë diçka”, tha zonja Çobani./dritare.net