
Avokatja Eni Çobani ka folur rreth figurës së kryeprokurorit Altin Dumani në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në Dritare TV. Çobani zbuloi një detaj interesant pasi tha se i ka dhënë mësim kreut të SPAK-ut duke e profilizuar kështu si një student korrekt dhe të zellshëm.
Roland Qafoku: zonja Çobani, cili është mendimi juaj për Altin Dumanin?
Eni Çobani: Unë kam pasur fatin që ta kem student edhe Altinin. Ai ka qenë një nga studentët më të zellshëm. Student tepër i mirë, një profil i urtë.
Roland Qafoku: Çfarë note i keni vendosur?
Eni Çobani: Nuk e mbaj mend, por jam e sigurt që ka dalë shkëlqyeshëm. Mbaj mend një djalë me një profil të urtë, shumë kërkues, të zellshëm, shumë i saktë në përgjigjet e tij dhe tepër korrekt në pjesëmarrje. Atëhere ka patur universitet të vërtetë sepse nëse nuk merrje pjesë ne seminare dhe leksione, nuk futeshe dot në asnjë provim./K.C/dritare.net

















