
Çfarë ndodhi me gjykatësit dhe prokurorët që u dorëhoqën para vetingut! Flet Eni Çobani
Dritare.net
Çfarë po ndodh me rreth 100 gjykatës dhe prokurorë të cilët dhanë dorëheqjen para se të fillonte reforma në drejtësi? Avokatja Eni Çobani deklaroi në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, në Dritare TV se të gjithë ata që kanë dhënë dorëheqjen janë ende nën hetim.
Roland Qafoku: A ja kanë “hedhur” paq drejtësisë ata që kanë dhënë dorëheqjen para se të niste reforma në drejtësi?
Eni Çobani: Jo! Të dorëhequrit i dhanë vetes një mundësi që nuk dolën publikisht, por nën zë hetimi për ta vazhdon. Të gjithë ata që kanë dhënë dorëhejqn, gjykatës dhe prokuroë nuk i kanë shpëtuar hetimit dhe nuk do t’i shpëtojnë. Por numri është i madh. Mund të jenë rreth 100. Por në këtë kuadër të hetimit të këtyre, ne nuk kemi numër kaq të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh. Kemi ende një system që është në krizë. Kemi ndërtuar gjykata nga e para, nuk kemi gjykatës dhe prokurorë.
Roland Qafoku: Ne jemi në 28 nëntor 1912…
Eni Çobani: Saktë. Jemi tamam në një fillim të ri./K.C/dritare.net

















