Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eni Çobani: Ju tregoj lidhjen time me Argita dhe Jamarbër Malltezin!

Eni Çobani: Ju tregoj lidhjen time me Argita dhe Jamarbër Malltezin!
Pak njerëz e dinë se Argita Berisha ka qenë mikeshë me Eni Çobanin. Shoqe klase në kursin e jurisprodencës, Çobani është dëshmitare e njohjes dhe dashurisë së Argita Berishës me Jamarbër Malltezin. Por si ka qenë dasma e tyre? Si një e ftuar në atë dasmë, Eni Çobani ndan disa nga detajet e saj, në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, në Dritare TV.

-Si u njoh Jamarbër Malltezi me Argita Berishën?
-Në fakultetin e parë, sepse Argita ka ardhur nga një fakultet tjetër. Kjo shoqëri u vazhdua dhe më pas u finalizua gjatë studimeve.
-A u gëzove?
-Patjetër! Ne kemi qenë të tërë në dasmën e Argitës.
-Si ishte dasma?
-Shumë e thjeshtë. Mesa kujtoj ka qenë në një nga këto vilat qeveritare. Besoj kanë qenë vitet 1994-1995. Kanë qenë student kur janë martuar. Ka qenë një martesë shumë e bukur, një dashuri shumë e madhe e të dyve. Ishin një çift shumë i shpënguar që e donin shumë nëjri-tjetrin dhe këtë na e implementuan dhe ne. Dasma ka qenë shumë e thjeshtë, nuk ka patur asgjë të ngarkuar.
-Çfarë kokteili ishte? Fanta dhe Coca-cola?
-Po, dhe verë. Veshja e Argitës gjithashtu ishte shumë modeste dhe shumë e thjeshtë./K.C/dritare.net