
Eni Çobani: Po nuk u hoq ligji 7501, Shqipëria nuk do gjejë qetësi!
Dritare.net
Avokatja Eni Çobani e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv foli për ligjin e pronave. Zonja Çobani u shpreh se, përsa kohë do jetë në fuqi ligji 7501 dhe ligji i legalizimeve ky vend nuk ka drejtësi. Sepse këto dy ligje janë të jashtëligjshme thotë zonja Çobani dhe kanë prodhuar pasoja të rënda për shqiptarët.
Eni Çobani: Kam 13 vjet që dal në televizion çdo të diel dhe them dy gjëra në mënyrë të përhershme duke parë në sy publikun dhe ata që prodhojnë ligje: Ky vend për sa kohë do mbajë akoma në fuqi ligjin 7501 dhe ligjin e legalizimeve nuk ka drejtësi. Sepse janë prodhuar pasoja të rënda nga dy ligje të jashtëligjshme.
Roland Qafoku: Mund të rregullohet?
Eni Çobani: E ka prapë në dorë politika, por do jetë shumë e vështirë. Kanë 34 vjet që u kanë dhënë atyre njerëzve një pronë që ka qenë imja, jotja, e gjithë shqiptarëve. Dhe u kanë hequr pronën atyre që e kanë blerë me para apo flori. Edhe ata zvarriten 30 vjet gjykatave ndërsa fshatarët po vriten me njëri-tjetrin për ligjin që kanë vënë në mënyrë të paligjshme./K.C/dritare.net

















