
Rrëfim përmes fotove! Një Eni Çobani që nuk e keni njohur kurrë!
Dritare.net
Juristja e njohur, Eni Çobani u ftua në Dekalog nga Roland Qafoku për të folur lidhur me Reformën në Drejtësi, politikën shqiptare, SPAK-un, arrestimet etj, por nuk kishte si të mungonte dhe një rrëfim mbi jetën e saj nga fëmijëria deri më sot.
Ja rrëfimi i plotë, shoqëruar me foto nga arkiva e saj:
“Unë jam një vajzë babi. Babai im është libohovit, gjithë jetën ngeli ashtu, nuk ndryshoi as theksin e gjuhës apo dashurinë për vendit. Ysen Çobani është një shkencëtar bujqësie. Shumë varitet të perimeve në vend, janë të dorës së tim ati. Domatja p.r.sh që konsumojnë, është prodhim i tij. Ka prodhuar farë në laborator, tek instituti Perime-Patate, që sot nuk ekziston. Është një nga humbjet më të mëdha që ka pasur bujqësia, pas shembjes së këtij instituti. Nëna ime është nga Luma e Kukësit. Ka punuar gjithë jetën mësuese, studimet i ka kryer për bio-kimi”, tregon zonja Çobani për prindërit e saj.
“Këtu jam unë, 9-vjeç. Profili me të cilën më mbajnë mend të gjithë shokët deri në gjimnaz. I kam prerë gërshetat kur nisa universitetin. Gërshetat i ruaj ende dhe sot në shtëpinë e nënës time”, shtoi Eni, lidhur me fëmijërinë e saj.
“Këtu jemi tek xhirimet e një filmi që kam marrë pjesë. Më ishte propozua roli kryesor, por ndodhi që më ra dhëmbi përpara dhe u tërhoqa. Kishim bërë prova, të gjitha përgatitjet me regjisorin Saimir Kumbaro. Ka qenë një moment shumë i bukur për fëmijërinë time. Ca gjëra janë të shkruara them unë”, tregoi më tej Eni.
“Ky është dashuria ime. Aldi është diplomuar në Pragë, një student i shkëlqyer, na ka nderuar të gjithëve. Edhe një student rishtas në Tiranë, për juridik. Për pamje ka më shumë nga unë, si natyrë nga bashkëshorti im. Të dy burrat e mi të shtëpisë janë të padukshëm, protagonizmin, ma kanë lënë mua”, rrëfen Eni për djalin e saj të vetëm.
“Ky është momenti i ndryshimit të statusit. Ka qenë data 25 janar 1998. E lidhëm me diçka, im atë dhe ime më, kanë qenë besimtarë myslimanë, dhe kjo datë ka qenë Nata e Kadrit, natë e madhe”, kështu e mbylli rrëfimin për jetën, zonja Çobani në Dritare TV./M.K-dritare.net

















