Eli Fara dhe Aurela Gaçe përveçse kolege janë edhe mike të vjetra. Ata kanë vite në tregun muzikor, ndaj padyshim që shpeshherë janë gjetur bashkë edhe në koncerte jashtë shtetit. Së fundmi Aurela ka postuar një foto të vjetër, një foto të vitit 2006 ku është së bashku me Eli Farën në SHBA. Ajo që bie në sy nga fotoja, është se të dyja këngëtaret jo vetëm që kanë flokët të zeza, por edhe janë veshur me të zeza.
Aurela shpesheherë na surprizon me postime nostalgjie, ku nuk mungojnë edhe postime të familjes së saj.
