Ekskluzive/ Ish studentja e San Diegos: Ja çfarë më mësoi Amerika!
Dritare.net
Panairi i parë i ish studentëve të Universiteteve Amerikane, i zhvilluar dje, në Tiranë, mblodhi jo vetëm ish studentë
shqiptarë të shkolluar
në SHBA, por edhe mjaft studentë dhe gjimnazistë të interesuar për t'u arsimuar atje.
"Shqiptarët që kanë studiuar në Shtetet e Bashkuara kanë një ndikim të madh këtu. Kur të flisni me ta sot, dëgjoni këshillat e tyre, mësoni nga përvoja e tyre,”, u shpreh Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën SHBA, në Tiranë, Ryan Roberts.
Në fakt kështu ndodhi të pranishmit dëgjonin nga ish studentët jo vëtëm prezantimin për shkollën që përfaqësonin por edhe detaje nga eksperienca e tyre.
src="http://www.dritare.net/wp-content/uploads/2016/05/image-245-150x150.jpg" alt="image" width="960" height="640" class="alignnone size-thumbnail wp-image-27769" />
Në tendën
e Oregon State University, një studente
e psikologjisë shprehu shqetësimin për të ardhmen e saj.
“Unë jam studentë në degën e Psikologjisë por duke ditur që dega ime nuk vlerësohet do doja të studioja jashtë në degën e biologjisë", thotë ajo për dritare.net.
Në këtë panair, ishte
edhe Fjoralba Caka, e cila ndau me dritare.net, eksperiencën
e saj
në SHBA . Vajza, është një nga
shqiptaret që është përzgjedhur për të përfituar një bursë studimi në shtetin amerikan. Fjoralba ka studiuar në universitetin
e San Diegos, ajo tregon për dritare.net jo vetëm mënyrën e aplikimit por edhe si ka ndikuar shkollimi në Amerikë në jetën e saj.
Dritare.net- Si vendosët të studionit në Amerikë?
Pasi fillova punë si asistente pedagoge vazhdova studimet e mia master në degën Biznes në Bashkimin Europian, duke bërë një master rajonal.
Mbarova masterin dhe fillova të jap mesim për të drejtën e biznesit në Bashkimin Europian .
BE dihet se është i ndërlidhur me Amerikën, ndaj më duhej diçka më shumë globale. Në
atë fazë që kisha shkuar profesionalisht, eksperiencën e rajonit e kisha marrë dhe doja ta sfidoja veten me diçka globale, përtej kontinentit. Para se të vendosesha të largohesha në Amerikë vendosa të kërkoja në universitetet gjermane, pastaj vendosa të aplikoja në bursën Fullbright. Bursa Fullbright është një bursë shumë prestigjoze.
Dritare.net- Mund të na tregoni më shumë për aplikimin tuaj?
Aplikimi Fullbright nuk është shumë i gjatë, zgjat një ditë, kërkon një investim dhe seriozitet të fortë si në aplikim dhe në fund të fazave.
Faza e parë e aplikimit është një aplikim online. Pasi përhapet thirrja
nëpërmjet sajtëve të ndryshme të Fullbright-it dhe ambasadave përkatëse duhet të bësh
një aplikim online për shumë të dhëna, që nga të dhënat personale
deri tek pyetjet: Arsyet pse do të studiosh në Amerikë? Arsyet pse zgjodhët këtë degë? Çfarë do bësh me këtë degë në vendin tënd?
Dritare.net- Cilat janë disa nga kriteret që duhen për të studiuar në Amerikë?
Kriteret janë te faqja e ambasadës Amerikane në Tiranë. Si kriter nuk është vetëm mesatarja e mirë, por ajo çka është interesante, shumicën e bursave të ofruara nga shteti Amerikan
e fitojnë ata që vlerësohen për lidershipin, punën vullnetare dhe ndjeshmërinë komunitare.
src="http://www.dritare.net/wp-content/uploads/2016/05/image-244-150x150.jpg" alt="image" width="780" height="1600" class="alignnone size-thumbnail wp-image-27767" />
Dritare.net- Përzgjedhjen tuaj e konsideron fat apo aftësi?
Ndonjëherë
kombinohen,
sepse varet kush aplikon atë vit. Por unë besoj se po të punosh fort,
fati në një moment apo tjetër do të punojë për ty. Nëse ti investon në profesion apo karrierën tënde, bën maksimumin, ndoshta do të mbyllen shumë dyer, por shumë të tjera do të hapen. Besoj fort që profesionalizmi ka vlerë dhe e gjen vetë derën, dritaren dhe rrugën.
Dritare.net- Është i kushtueshëm shkollimi në Amerikë?
Ky është problemi sidomos jashtë, tarifat e shkollimit
të paktën në universitetin tim ishte 42 mijë dollarë, vetëm tarifa e shkollimit pa përfshirë
librat, kushtet e tjera që duhet të mbuloje vetë.
Patjetër që me një rrogë në Shqipëri është e pamundur të përballosh studimet atje. Përveç bursës Fullbright, fitova edhe bursën e dekanit të shkollës e cila ishte bursa më e lartë prej 32 mijë dollarësh dhe mbulon një pjesë të konsiderueshme të studimeve.
Besoj se përkushtimi ndaj shkollës ndikon sepse, tregon se je këmbëngulës, je person që në qoftë se vendos diçka
e çon deri në fund
me një rezultat të shkëlqyer.
Por theksoj që nuk ka qenë vetëm shkolla, ajo çka bëri që unë të fitoja bursën, kanë qenë një sërë aktivitetesh extrakurrikulare vullnetare, që tregojnë deri diku ndjeshmërinë ndaj vendit dhe çfarë ndodh në jetën sociale të vendit, apo dhe aftësi lidershipi.
Dritare.net- Eksperienca
në Amerikë si ndikoi në karrierën tuaj?
Jam kthyer në po të njëjtin vend pune në karrierë, nga pikëpamja formale nuk ka pasur rritje sepse bëj sërish punën e pedagogut. Por ka ndikuar shumë në mënyrën sesi unë i afrohem studentëve, qasjet që unë kam ndaj tyre.
Metoda e mësimdhënies ka ndryshuar komplet, mundohem të marr nga studentët dhe ta orientoj mësimin drejt studentëve.
Dritare.net- Ishte e vështirë
të jetoje vetëm, në SHBA?
Si eksperienca e dikujt që nuk është larguar asnjëherë nga Shqipëria, patjetër që kishte vështirësi sidomos në Amerikë që është larg.
Jemi mësuar në Tiranë që zbresim në kat të parë dhe kemi kafen e lagjes, supermarketin, ndërkohë që atje të duhet të udhëtoje së paku 30 minuta për të gjetur kafen më të afert, 40 minuta te supermarketi më i afërt, sepse Amerika është shumë e shtrirë dhe e gjerë.
Që nga disiplinimi dhe mënyra se si e rregullon vetë jetën është një eksperiencë tjetër. Ti mëson të vetmenaxhosh veten, të menaxhosh kohën, të përcaktosh kush janë prioritetet e tua, të menaxhosh stresin, largësinë dhe prandaj Amerika është shkollë më vete.
Dritare.net- Ku
jetove në Amerikë?
Unë vendosa të jetoja në Kampus, sepse nuk kisha makinë dhe duke ditur që në Amerikë të duhet një makinë ose duhet të kalosh shumë kohë në transportin publik.
Zgjodha Kampusin për të pasur çdo gjë afër, shkollën, biblotekën.
Dritare.net- Çfarë mendon për jetën studentore këtu në Shqipëri dhe atë në Amerikë?
Para se të ikja, vazhdimisht i kam nxitur studentët
që duhet të organizohen. Ajo çka vihet re në jetën studentore është fakti që studentët janë shumë pasive.
Pjesa
më e madhe
e kalojnë
kohën në kafe. Është një potencial i cili humbet kot. Nësë studentët do të krijonin grupet studentore apo organizatat e tyre, jo vetëm do të përfitonin si eksperiencë, jo vetëm do dëgjohej zëri i tyre sepse do të krijohej një rrjet studentësh që në të ardhmen do të ndikonin në politikë.
E keqja është se ne shohim një rini të çorientuar, jo të organizuar, shohim një rini të ndrydhur, jo për faj të rinisë, sepse ca gjëra duhet të organizohen nga lart. Nga ana tjetër unë dua t'i nxis të rinjtë dhe i nxis vazhdimisht që edhe kur shteti është pasiv ndaj tyre të mos presin nga shteti, por të vetëorganizohen. Të gjejnë forma të sipërmarrjes së lirë
për të bërë atë që është e mundur prej tyre. Unë e di që ka mbetur nga e kaluara e komunizmit që të presim çdo gjë nga shteti. Por në shtetet e tjera demokratike, kudo që të shkosh të rinjtë nuk presin nga shteti, sidomos në Amerikë të rinjtë ecin para vetë.
Dritare. net- Mos është edhe familja pengesë?
Ndoshta, që në familje e kemi këtë, që i mbajmë fëmijët ndrydhur. Pra prindërit vazhdojnë edhe nga meraku
edhe nga dashuria të kujdesen, jo vetëm kur fëmija është 18 vjeç, por edhe kur të bëhet 30 vjeç. Është gjë e bukur sepse lidhja me familjen qëndron e fortë. Por nga ana tjetër procesi i të rriturit kërkon pavarësi.
Dritare.net-Si ndikoi eksperienca në Amerikë në personalitetin tënd?
Besoj se më bëri më të fortë, për t'i shkuar deri në fund asaj që besoj. Duke qenë se në Shqipëri vazhdimisht ka dyer që të përplasen në fytyrë, kjo të bën të ndihesh e paaftë të sjellësh ndryshim në vendin ku je.
Ndërsa Amerika është vendi ku mund të arrish çdo gjë. Unë erdha e fymëzuar dhe ky frymëzim nuk më ka ikur akoma, pavarësisht se kanë kaluar 4 vjet. Ndoshta nuk mund të ndryshoj gjithë botën, por mund të sjell ndryshime të vogla në vendin ku unë jetoj dhe
punoj. Dhe kjo më bën të ndihem e vlefshshme./dritare.net