"Në bazë të rivalëve dhe ecurisë së ndeshjeve mund të ndryshosh. Kam folur edhe me De Biazin në lidhje me këtë çështje. Me Xhanin njihem përpara se ai të drejtonte Shqipërinë.
Kontrata ime është deri në nëntor. Të mbarojmë këtë fazë të parë dhe më pas të shohim se si do të vazhdojmë. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuçin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.”,- tha Reja./K.C/dritare.net