Një ngjarje shokuese ka ndodhur ditën e djeshme në Berat, ku një 54-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. Seksioni për Krimet në Policine e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Resmi Turani. Ky i fundit dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur R.K. 15 vjeçe, banuese në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal.