Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Armë e drogë e vjedhje/ Aksion në Sarandë e Vlorë. Arrestohen 7 persona, mes tyre dy rusë

Armë e drogë e vjedhje/ Aksion në Sarandë e Vlorë.
Katër persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar pasditen e sotme në Sarandë, ndërsa 3 në Vlorë.

Mes të arrestuarve janë edhe dy shtetas rusë, të cilët akuzohen për kontrabandë nafte. Sipas policisë, ata kanë transportuar me jahtin e tyre në det, në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit:

  • Xh., 23 vjeç, banues në Dhërmi.
  • Xh., 21 vjeç, banues në Dhërmi.
  • H., 31 vjeç, banues në Dhërmi.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C në Dhërmi, kanë vjedhur një sasi parash prej 50.000 lekë të rinj.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sarandë

Në vijim të punës, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme, gjate 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar në flagrancë 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Sarandë, arrestohet në flagrancë për “Vjedhje me dhunë”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasi:  P. S., 18 vjeç, banues në Ksamil.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë shtetasin D. P., për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj.

Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.

—-

Arrestohen në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  1. , 47 vjeç, banues në Rusi dhe K. V., 43 vjeç, banues në Rusi.

Policia e Sarandës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtyre shtetasve rusë, pasi ditën e djeshme këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

—-

Arrestohet në flagrancë për “Vjedhje” shtetasi: E. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas dyshohet se në një supermarket në lagjen nr.4 Sarandë, ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj./ I.M-Dritare.net