Dua të kryej marrëdhënie me çdo femër që shoh! Si t’ia bëj?

Përshëndetje Niki!

Jam një djalë i ri, 23 vjeç. Kam një problem me veten. Sa herë që njoh një vajzë, ndërkohë që  jam i lidhur, dua të bëj seks me të.

Pra dua të bëj seks me çdo vajzë që njoh. Madje njëra prej tyre, më tha se jam i sëmurë. Unë nuk jam, po nuk e di ç’ndodh me hormonet e mia. Kështu kam pasur edhe probleme me lidhjet e mia, sepse ato e quajnë tradhti. Çfarë duhet të bëj në këtë rast?!

Pres përgjigje!

 

I dashur djalë i ri!

Varësia seksuale kërkon shumë punë me veten, deri në momentin e një shkëputjeje ndaj saj. Seksologët ofrojnë terapi të ndryshme në lidhje me çështjen në fjalë. Personalisht, ju këshilloj të takoni një të tillë, në pamundësi të kësaj të fundit mundohuni që, në kohën e lirë të reflektoni. Çfarë do të thotë kjo? Pyesni veten, se sa realisht ju plotësojnë marrëdhëniet e tilla sporadike. Sa e rrezikojnë marrëdhënien tuaj aktuale dhe sa ia vlen një gjë e tillë? Sa herë shihni një femër, mendoni përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe vazhdoni përpara!

LEXO DHE :  Kjo është historia e Laura Kovezit, kryeprokurores rumune që e pa luftën kundër korrupsionit si një ndeshje basketbolli!

Niki

Më shkruaj: [email protected]

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.