
Drejtoria e Tatimeve dhe Doganave/ Ekzekutivi reformon administratën
E Mërkurë 3 Prill 2019, 16:04
Dritare.net

Mësohet nga burime për Balkanweb se drejtuesit e rinj, Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, janë takuar sot me kryeministrin Edi Rama për të përcaktuar prioritetet e institucioneve.
Mësohet se është caktuar një afat një mujor për të përmbushur objektivat, në të kundërt do të ketë shkarkime të tjera. Ndërkohë mësohet se është shkarkuar drejtori i Hetimit Tatimor si edhe disa nga drejtuesit rajonalë, ndërsa janë dorëhequr gjithashtu edhe disa nëndrejtorë rajonalë në Tatime e Dogana.

















